Dy deputetë të lëvizjes Vetëvendosje që fituan mandatin në krah të kësaj të fundit, ende pa hyrë në Parlament kanë vendosur t’i kthejnë shpinën Albin Kurtit.

Në fakt, janë dy kandidatët nga Lëvizja për Bashkim, që garoi në koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, ata që kanë bërë lëvizjen.

Konkretisht, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli, të cilët mund të jenë në qeverinë e ardhshme të kryeministrit Hashim Thaci.

Largimin nga lëvizja Vetëvendosje e ka konfirmuar për “Epoka e Re” kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.

“Po, është e vërtetë që dy kandidatët e Lëvizjes për Bashkim nuk do të jenë përfaqësues të Vetëvendosjes në Kuvend”, ka thënë Klinaku.

Ai ka shtuar se marrëveshja me Vetëvendosje ka qenë vetëm parazgjedhore, si dhe ka konfirmuar bisedimet me PDK-në për qeverinë e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA