Tifozët e Schalke 04 kanë humbur durimin me trajnerin e ekipit të tyre, Felix Magath.
Në një letër dërguar klubit gjerman, tifozët ankohen për “politikën absurde që po ndiqet në merkato” nga trajneri Magath.
“Ndaloni çmendurinë që ka përfshirë klubin këto ditë. Është e dëmshme për reputacionin e tij”, shkruhet në letrën e hapur të “FC Schalke 04 Supporters Club”.
Në ditët e fundit mediat gjermane kanë folur për një transferim të dështuar të sulmuesit të Schalke 04, Jefferson Farfan, tek Wolfsburg dhe për një përgjigje negative të Patrick Ochs (futbollist i Eintracht Frankfurt) për t’iu bashkuar Schalke 04.
Sot, gazeta “Bild” publikon se Magath kishte synim edhe shitjen e Klaas-Jan Huntelaar në merkaton e sapombyllur të janarit.
Scalke 04 ka shitur gjithashtu Ivan Rakitic tek Sevilla dhe ka blerë grekun Angelos Charisteas, ganezin Anthony Annan dhe iranianin Ali Karimi.
Top Channel