Kryetari i PDK-së, Hashim Thaci ka deklaruar sot se ka siguruar numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të formuar qeverinë e re të Kosovës.

Thaci ka bërë gjithashtu të ditur se konsultimet për koalicionin do të nisin zyrtarisht të hënën, ndërsa kabineti i ri do të formohet para 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë.

Thaci ka theksuar se PDK nuk synon të ketë tre postet kryesore në institucionet e vendit, por ka nënvizuar se president nuk do të jetë askush që nuk ka kaluar përmes procesit zgjedhor.

Kreu i qeverisë së Kosovës nuk është tërhequr nga vendimi i tij për rritjen e pagave, duke garantuar se ajo do të ndodhë ashtu sic është parashikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA