Shalsi: Qeveria keqpërdori policinë

03/02/2011 14:50

Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë Berisha se ka keqpërdorur institucionet e sigurisë gjatë protestës së 21 janari, për të ruajtur pushtetin e vet.

“Qeveria jo vetëm që vrau dhe plagosi protestuesit, por keqpërdori policinë dhe gardën, duke i vënë në shërbim të qëllimeve të mbrapshta”, ka deklaruar deputeti Eduard Shalsi.

Në emër të opozitës, Shalsi ka paralajmëruar Policinë e Shtetit se, nëse nuk zbaton urdhër-arrestet ndaj gjashtë gardistëve do të përballen me pasoja.

“Një polici që është vënë në qëllimet e një njeriu, me mosdorëzimin e oficerëve të gardës, herët a vonë do të përballet me drejtësinë. Do të japë llogari para shqiptarëve”, ka shtuar Shalsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA