Flamengo fitoi sot 1-0 ndaj modestëve të Nova Iguacu në ndeshjen e vlefshme për kampionatin Karioka të zhvilluar në stadiumin e Rio de Janeiro.
Kjo ishte ndeshja debutuese e Ronaldinho me ekipin brazilian.
Më shumë se rezultati i ndeshjes së fazës së parë të këtij kampionati rajonal që zhvillohet në Brazil, vlen për tu theksuar debutimi i yllit brazilian me numrin 10 në fanellë.
Edhe pse pati një paraqitje jo dhe aq të mirë u duartrokit nga publiku.
“Kisha shumë kohë pa luajtur. Më duhet të fitoj ritëm dhe të përshtatem me shokët e rinj me të cilët nuk kam luajtur kurrë. I falenderoj sepse më kanë pritur shumë mirë. Falenderoj edhe tifozët të cilët ishin të jashtëzakonshëm”, u shpreh Ronaldinho pas ndeshjes.
Top Channel