“Ju kemi thënë të merrni përkthyes kur vini në Tetovë”/ Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut: Nuk e di kujt i duhet…
Eurodeputetja gjermane në PE, Doris Pack ftoi opozitën në Maqedoni që të rikthehet në Parlament dhe të mos krijojë një situatë analoge si ajo në Shqipëri.
“Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, por edhe kolegët e saj në Shqipëri, nuk punojnë në interes të vendeve të tyre. Rezultati i vetëm nga protestat e tyre në rrugë është se shtojnë dyshimet tek Bashkimi Evropian se vendet e tyre nuk janë të afta për të përmbushur standartet evropiane. Kjo sjellje është e papërgjegjshme. Në vend të rrugës, ata qëndrimet e tyre duhet t’i mbrojnë në Parlament”, u shpreh Pack, në një mesazh me shkrim.
Eurodeputetja nënvizoi se Maqedonisë i duhet një Parlament funksional, për shkak se kanë mbetur shumë punë pa u mbyllur në fushën e legjislativit.
Top Channel