Mamurras, maskat grabisin argjendarinë
03/02/2011 10:50
Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur mëngjesin e sotëm një dyqan argjendarie në qytetin e Mamurrasit.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave grabitësit kanë arritur të marrin me forcë një sasi të konsiderueshme bizhuterish floriri dhe parash.
Burimet shtojnë se për momentin nuk dihet ende vlera financiare e mallit të vjedhur, por për rekuperimin e tij dhe identifikimin e grabitësve po hetojnë agjentët e anti-krimit.
Top Channel