Kanada, hetim për vdekjen e 100 husky
03/02/2011 13:00
Qeveria e shtetit kanadez të Kolumbisë Britanike ka njoftuar ngritjen e një komisioni hetimor mbi vrasjen e rreth 100 qenëve të racës “husky”, që gjatë Lojrave Olimpike të Vankuverit kishin transportuar turistë me slita.
Qentë u eleminuan pasi me të mbaruar Lojrat Olimpike dimërore kishte rënë ndjeshëm kërkesa e turistëve për shëtitje në dëborë.
Ata u vranë me një pushkë dhe me thikë, por disa prej tyre që arritën të mbijetonin dolën nga varri masiv ku ishin hedhur, duke bërë të mundur zbulimin e masakrës.
Ngjarja në fjalë ka tronditur të gjithë botën, në vecanti organizatat që kujdesen për të drejtat dhe shëndetin e kafshëve.
Top Channel