Mbi 20 mijë protestues anti-qeveritarë janë mbledhur në kryeqytetin e Jemenit, Sana, në kuadër të “ditës së tërbimit” kundër presidentit Ali Abdullah Saleh.
Protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshime në qeveri dhe kanë deklaruar se oferta e Saleh për t’u tërhequr në vitin 2013, pas 30 vitesh në pushtet, ishte e pamjaftueshme.
Mitingu që po zhvillohet është më i madhi i regjistruar në dy javë protesta, të frymëzuara nga rebelimi i qytetarëve ndaj keqqeverisjes në Tunizi dhe Egjipt.
Nga ana tjetër, edhe mbështetësit e presidentit Saleh kanë deklaruar se do të zhvillojnë gjithashtu një miting të tyrin.
Në një sesion të jashtëzakonshëm parlamentar të mbajtur të mërkurën, Saleh hodhi poshtë planin për t’u tërhequr, duke deklaruar se nuk do të kërkonte një mandat tjetër në vitin 2013, kur dhe përfundon funksioni i tij.
Ai premtoi gjithashtu se nuk do t’ia kalonte pushtetin as të birit. “S’do të ketë as zgjatje të mandatit, as trashëgimi”, tha Saleh.
Top Channel