Itali, bosi i mafias kërkon lirinë
03/02/2011 12:35
Bosi i mafias siciliane, Bernardo Provenzano, i arrestuar në vitin 2006 pas 43 vitesh arrati, ka kërkuar të dalë nga burgu i sigurisë së lartë në Novara, për motive shëndetësore.
Ish-kreu i klanit të korleonezëve, i cili mbahet në regjim izolimi, ka kërkuar dhe ka marrë një raport mjekësor, për të vërtetuar gjëndjen e rëndë shëndetësore.
Provenzano është 78 vjec dhe sipas mediave italiane vuan nga sindroma parkinsoniane, ndërkohë që javën e kaluar është goditur nga një vështirësi në qarkullimin e gjakut.
Pak muaj pas arrestimit të tij, Provenzano u dënua nga gjykata me burgim të përjetshëm për dhjetra vrasje të kryera dhe qindra të tjera të urdhëruara bashkë me shokun e tij të fëmjerisë, Toto Riina.
Top Channel