Gheddafi: Do të luftojmë deri në njeriun e fundit
03/02/2011 14:40
“Do të luftojmë për Libinë deri në burrin dhe gruan e fundit”. Kështu është shprehur lideri libian, Muammar Gheddafi në fjalimin televiziv të ditës së sotme.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Komisionit Evropian, Jose’ Manuel Barroso, i cili ka theksuar se “është koha që Gheddafi të largohet”.
Ndërkohë Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile.
“Jemi në gjendje të mobilizojmë mjetet për asistencën e Zyrës së Emigracionit të OKB-së për të menazhuar flukset migratore në kufi me Tunizinë”, shpjegon Komisioni.
Top Channel