Çmimet e ushqimeve, rekord botëror
03/02/2011 15:45
Çmimet e ushqimeve arritën një rekord të ri botëror në janar, bëri të ditur Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO).
Indeksi i çmimeve është rritur me 231 pikë në krahasim me muajin e shkuar, që përkethehet me një rritje prej 3,4 %.
Një ekonomist i FAO-s, Abdolreza Abbassian, deklaroi sot se rritja pritet të vazhdojë edhe në muajt që do të vijnë. Ajo mund të bëhet shkaktare për protesta dhe konflikte të tjera të dhunshme në vendet e botës së tretë.
Në rritjen e çmimeven, nivelin më të lartë të rritjes e kanë pësuar gruri dhe misri, 6,2% më të kushtueshëm se një muaj më parë.
Kjo tendencë e tregut është shkaktuar nga rënia e prodhimit botëror dhe rritja e madhe e kërkesës nga tregjet kineze dhe indiane.
Top Channel