Çarmatimi i policisë bashkiake

03/02/2011 16:55

Policia bashkiake ka refuzuar urdhrin e dalë nga policia e shtetit dhe tre ditë pas publikimit të tij, ata vazhdojnë të jenë të pajisur me armë.

Në një letër drejtuar drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, zotit Sajmir Muça, nga kryeinspektori i policisë bashkiake të Tiranës, Zyhdi Dajti thuhet se, “ashtu sikundër paisja me armë zjarri e policisë bashkiake nuk është atribut i policisë së shtetit, por që buron nga ligji organik i saj me numër 8224, datë 15.5.1997, edhe heqja e të drejtës së punonjësve të policisë bashkiake për t’u pajisur dhe mbajtur armë zjarri, nuk është absolutisht atribut i policisë së shtetit”.

“Ndaj nuk është në të drejtën dhe tagrin tuaj, – thuhet në letër, – që të vendosni për heqjen e armëve të zjarrit policëve bashkiakë”.

Po kështu në letër shkruhet se, “nëse policia ka evidentuar punonjës të policisë bashkiake që kanë marrë pjesë në demonstratë, të pajisur me armë zjarri, ju lutemi zbatoni detyrimin tuaj ligjor, për t’ia referuar rastet e tilla, organit të prokurorisë, që kjo e fundit të mund të veprojë, sipas ligjit”.

Por kryeinspektori i policisë bashkiake të Tiranës, vëren në letër se nuk rezulton që ndonjë prej personave të planifikuar në shërbim, sipas ligjit të ketë marrë pjesë në demonstratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA