Një pako bombë e adresuar për në Ministrinë greke të Drejtësisë, e ngjashme me ato të dërguara në nëntor tek ambasadat, është shpërthyer nga ekspertët e policisë greke.

Pakoja kishte mbërritur mëngjesin e sotëm nga një korrier i Nea Ionia, lagje në veri të kryeqytetit Athinë.

Punonjësit e ministrisë e panë atë me dyshim dhe lajmëruan menjëherë policinë, e cila ka kryer një shpërthim të kontrolluar.

Ndërkohë, sipas raportimeve të agjencive greke, me hetimet për identifikimin e atentatorëve po merren shërbimet e anti-terrorit.

Top Channel