Vlorë, sherr mes të rinjve, vritet kalimtari

01/02/2011 17:00

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një sherri mes dy personave në fshatin Gjormë të Vlorës.

Viktima, Luftar Shenja, 66 vjeç, kalimtar i rastit, ka humbur jetën teksa shtetasi Ruku Arshiaj, 25 vjeç, ka tentuar të përplasë makinën me shpejtësi ndaj Jeto Madanit, 28 vjeç.

Arshiaj dhe Madani kanë pasur më parë një konflikt mes tyre për gërvishtjen e një makine.

Duke u nisur nga kjo ngjarje, Arshiaj ka tentuar të ecë më shpejtësi në drejtim të Madanit, duke shkaktuar dhe viktimën.

Sipas burimeve në vendngjarje, i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Rushan Ajazaj, ndërkohë që policia është në kërkim të autorit të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA