Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha i pyetur në komisionin hetimor që po heton për ngjarjet e 21 janarit, në lidhje me rolin që ka pasur videoja Meta-Prifti, e transmetuar në “Fiks fare”, në “grushtin e shtetit”, ka deklaruar se ajo është përdorur për nxitjen e demonstratës.
Ai ka akuzuar Prokurorinë se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për përdorimin e këtij materiali filmik si shantazh.
“Roli i videos është i qartë për çdo shqiptar. Videoja e transmetuar dhe e paralajmëruar dhjetë ditë përpara është përdour për të sugjestionuar dhe nxitur veprimet e 21 janarit. Mendoj se në këtë aspekt brenda fokusit ligjor të komisionit tuaj t’i shtoni pyetjen se pse nuk është ndërmarrë asnjë veprim për shantazhin e deklaruar se është bërë me pasjen e mospasjen e kësaj videoje. Pse persiston të mos ketë asnjë veprim kur individi, autor i saj, deklaron se ka materiale të tjera. Pse nuk ia dorëzon drejtësisë, por i përdorë ato si shantazh”, është shprehur Basha.
Top Channel