Spanjë, arrihet “pakti i madh socialâ€
01/02/2011 11:20
Qeveria, klasa punëtore dhe grupe biznesi në Spanjë kanë nënshkruar një “pakt të madh social” për të mundësuar një riparim kapital të ekonomisë.
Marrëveshja u pranua në masë të gjerë pasi të treja kategoritë ranë dakord ditën e premte që të rrisnin moshën e pensionit të detyruar nga 65 në 67 vjec, ndër më të lartët në Evropë.
Pritet që disa ndryshime të tjera të publikohen këtë javë. Tregtia kolektive, tregu energjitik dhe kërkim-zhvillimi janë sektorët që këto ndryshime pritet të prekin.
Spanja po përpiqet të rigjallërojë ekonominë e saj, e pesta në radhët e BE dhe të shmangë kërkesën për ndihmë, sic ndodhi me Greqinë dhe Irlandën.
Top Channel