Hetues sekretë nga Nju Jorku blenë pistoleta me fuqi të lartë në një panair armësh në Arizona, pa iu nënshtruar kontrolleve bazë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave njëri prej hetuesve e bleu armën edhe pse i tha shitësit se i ndalohej nga ligji të zotëronte një të tillë.
Zyra e kryebashkiakut Michael Bloomberg deklaroi se hetimi tregoi një “boshllëk të rrezikshëm” në ligjet aktuale për armët.
Panairi u mbajt dy javë pasi gjashtë persona humbën jetën në një atentat me armë zjarri ndaj kongresmenes Gabrielle Giffords, e cila po bënte fushatë në Arizona.
Giffords, nga radhët e demokratëve, ndodhet në një qendër rehabilitimi për t’u rekuperuar nga plagët që mori në kokë. Nga të shtënat humbi jetën edhe një vajzë 9-vjecare dhe një gjykatës federal.
Top Channel