Sarandë, kaos me shpërndarjen e faturave

01/02/2011 08:30

Një çoroditje dhe mungesë e plotë informimi për energjinë e konsumuar, rezulton kohët e fundit për konsumatorët e qytetit të Sarandës.

Në këtë rajon, CEZ ka marrë përsipër ta bëjë vetë shpërndarjen e zarfeve, pa ndërmjetësimin e postës, por duke mos ia dalë kësaj, i është rikthyer kontratës me entin postar, njësoj si për zonat rurale.

Janë me qindra e qindra qytetarë sarandjotë që kohët e fundit e kanë të pamundur të mësojnë për masën e faturimit të energjisë elektrike të harxhuar, duke mos mundur të kryejnë pagesat.

Mësohet se shkak i kësaj situate kaotike dhe mungese të plotë informimi për detyrimet ndaj CEZ, është bërë vet kompania.

Burimet thanë se CEZ nuk ka lidhur kontratë me filialin e postës, duke pretenduar që t’i shpërndajë vetë faturat në qytet, në dallim nga fshati, ku këtë shërbim e kryejnë zyrat postare.

Kompania qendrore në Tiranë deklaron se ka probleme teknike me faturimin dhe mungesë të adresave të sakta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA