Pakistan, SHBA kërkon lirimin e diplomatit
01/02/2011 03:20
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan autoriteteve pakistaneze lirimin e menjëhershëm të një diplomati të saj, i cili akuzohet për vrasjen e dy personave.
Nëpërmjet ambasadës në Islamabad, SHBA kërkon lirimin e tij pasi veprimi i tij është kryer për vetëmbrojtje.
Diplomati amerikan ekzekutoi dy pakistanezë pas përpjekjes së tyre për ta grabitur.
Top Channel