Egjipti “fik” edhe telefonat
01/02/2011 02:10
Pak orë nga nisja e marshimit të opozitës në Egjipt, qeveria urdhëroi ndalimin e të gjitha shërbimeve telefonike.
Lajmi u njoftua nga ministri egjiptian i telekomunikacionit, Tarek Kamel, i cili për CNN tha se masa është ndërmarrë për evitimin e protestave masive e të dhunshme në vend. I vetmi komunikim në vend, tha Kamel, është ai i kontrolluar nëpërmjet rrjetit social, Twitter.
Më herët autoritetet urdhëruan ndalimin e shërbimit të internetit në mbarë vendin.
Top Channel