Një demonstratë masive pritet të mbahet sot në Kajro, ku protestuesit do të bashkojnë përpjekjet e tyre për të larguar presidentin Hosni Mubarak nga pushteti.
Organizatorët thonë se shpresojnë që rreth 1 milion persona do të zbresin në rrugë, në atë që pritet të jetë protesta më e madhe e regjistruar deri më sot.
Një grumbullim njerëzish është planifikuar të bëhet edhe në Aleksandri, ndërkohë që ushtria e fuqishme egjiptiane ka njoftuar se nuk do të përdorë forcën.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti i ri Omar Suleiman deklaron se ai do të drejtojë një takim ndërpartiak, ku do të diskutohet për reformat.
Ndërsa presidenti Mubarak ndryshoi dje kabinetin e tij në përpjekje për të qetësuar demonstruesit, duke zëvendësuar ministrin e Brendshëm, Habib al Adly.
Top Channel