Egjipt, Mubarak: Gati për reforma

01/02/2011 01:45

Zv/presidenti egjiptian është shprehur se shumë shpejt pritet të nisin bisedimet me opozitën për zgjidhjen e krizës dhe dhënien fund të protestave të dhunshme në vend.

Duke folur në një konferencë për shtyp, zëvendësi i Mubarak, Omar Suleima tha se është ngarkuar nga presidenti për të nisur bisedimet me forcat e tjera politike në Egjipt në mënyrë që t’i hapet rrugë një sërë reformash kushtetuese e ligjore për demokratizimin e vendit.

“Partitë e tjera do të kenë rolin e tyre në këto reforma që do ta cojnë vendin drejt një shndërrimi politik total”, tha Suleimani.

Ndërkohë, udhëheqës të ushtrisë, e cila ka zbritur në rrugët e qyteteve kryesore të vendit prej disa ditësh, deklaruan se nuk do të ndërmerret asnjë masa ndaj protestuesve për t’i lënë kohë politikës të negociojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA