Cowen: Nuk do t’i kundërshtoj zgjedhjet

01/02/2011 09:45

Kryeministri irlandez, Brian Cowen ka deklaruar se nuk do t’i kontestojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Më herët këtë muaj, Cowen u tërhoq nga posti i liderit të partisë Fianna Fail, por tha se do të vazhdonte të drejtonte qeverinë.

Javën e kaluar, ish-ministri i Jashtëm Micheal Martin u zgjodh lideri i ri i partisë. Mbrëmjen e së hënës, Cowen deklaroi se Martin nuk i kishte kërkuar atij që të tërhiqej.

Ai do të vazhdojë të qendrojë në zyrën e tij gjatë fushatës elektorale. Zoti Cowen pritet të shkrijë parlamentin ditën e sotme dhe data për zgjedhjet do të caktohet më vonë gjatë këtij muaji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA