Udhëheqësi i lëvizjes më madhe islamike në Tunizi u rikthye në vend pas 22 vitesh strehimi politik në Angli, raportoi sot BBC.
69-vjeçari Rachid Ghannouchi u prit nga mijëra persona entuziastë në aeroportin e Tunizit. Ai deklaroi se nuk do të kandidojë për presidentin e ardhshëm të vendit, por shpalli pjesëmarrjen e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ghannouchi braktisi Tunizinë në vitin 1989, pasi presidenti Ben Ali shpalli si të jashtëligjshme lëvizjen e tij, të quajtur Ennahda, pasi ajo u rendit e dyta në zgjedhje të manipuluara.
Ndërsa Ghannouchi bëri thirrje për formimin e një koalicioni që do të drejtojë vendin, disa persona protestuan me banderola kundër tij, duke thënë se Tunizia nuk ka nevojë të zhytet në një regjim islamik.
Top Channel