Korçë, zgjidhet kreu i Omonias

31/01/2011 12:25

Zgjedhjet e Omonias në Korçë kanë rikonfirmuar në postin e kryetarit të kësaj organizate të pavarur kreun Naum Disho.

I përfolur për skandalin e Boboshticës dhe nën një proçes gjyqësor me akuzën për veprën penale të dhunimit të varreve të këtij fshati ku u ndërtua memoriali për ushtarët grekë, Naum Disho ka vendosur sërish të rikandidojë në zgjedhjet rajonale për kreun e Omonias.

Ai është shpallur fitues për të drejtuar për tre vjet organizatën e cila nuk ka varësi nga Omonia zyrtare e drejtuar nga Vasil Bollano.

Përballë Dishos në garë për postin e kryetarit të Omonias ka qenë një kandidate femër Eleni Kotelli, mësuese në shkollën greke.

Zgjedhjet për kreun e ri të organizatës së minoritetit grek kanë ardhur pas zgjedhjeve të kryera nga një tjetër organizatë që përfaqëson interesat e minoritetit grek dhe pikërisht Omonias së Degës së Korçës ku u zgjodh Ligoraq Karamelo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA