Irani kërkon amerikanen për spiunazh

31/01/2011 18:30

Autoritetet iraniane lajmëruan se kërkojnë nga një grua amerikane të paraqitet në Teheran, për t’u përballur me akuzat e spiunazhit.

Sipas “Associated Press”, Sarah Shourd u lëshua me kusht në shtator, pas 14 muajsh në një burg iranian. Ajo u zhvendos menjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teherani pretendon se prova të reja të forta janë zbuluar kundër gruas.

Shourd pretendon se ishte thjesht një turiste. Ajo u arrestua në vitin 2009, pranë kufirit me Irakun. I fejuari dhe një mik i saj vazhdojnë të mbahen të burgosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA