Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, lajmëroi disa minuta më pare për ndryshime në kabinetin e ri, të miratuar prej atij vetë dy ditë më parë.
Sipas asaj që raporton BBC, Ministri i Brendshëm dhe ai i Financave, dy figura aspak popullore dhe të sulmuara në protestat e dhunshme, janë zëvendësuar.
Ndërkohë, me qindra mijëra egjiptianë kanë dalë në rrugët e vendit sot, në atë që është dita e shtatë e protestave. Njerëzit janë të vendosur që të mos pranojnë asnjë pakt politik, i cili nuk përfshin edhe largimin e Mubarak-ut nga pushteti.
Ai drejton vendin që prej 30 vitesh. Egjipti ka një rëndësi kyçe për paqen në Lindjen e Mesme, pasi është kufi me Izraelin dhe me 84,5 milion banorë, edhe vendi arab më i populluar në botë.
Top Channel