Turqia qytetarëve: Braktisni Egjiptin

30/01/2011 17:30

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Turqia u bëri thirrje qytetarëve të saj të braktisin Egjiptin pasi gjendja atje është me rrezikshmëri të lartë.

Lajmi njoftohet nga agjencia turke e lajmeve, Anadoll sipas së cilës për të realizuar tërheqjen e qytetarëve të saj nga Egjipti, Ankaraja vendosi dërgimin e dy avionëve pasagjerësh për largimin e tyre të menjëhershëm.

Më herët edhe SHBA u kërkoi qytetarëve të saj të braktisin Egjiptin për shkak të gjendjes kritike që ka përfshirë vendin e faraonëve pas protestave të dhunshme kundër Mubarak të cilat kanë hyrë në ditën e gjashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA