Tunizi, Ganuçi rikthehet në atdhe

30/01/2011 14:30

Është rikthyer në Tunizi Rashid Ganuçi, kreu i “Ennahda” (partia islamike tuniziane), i cili ndodhej në azil politik prej më shumë se 20 vitesh.

Më shumë se 1 mijë persona i kanë dhënë mirëseardhjen Ganuçit në aeroportin ndërkombëtar të Tunizisë.

Në një intervistë të një jave më parë Ganuçi deklaroi se do t’i pëlqente të kthehej në Tunizi pas 22 vitesh për të “kontribuar intelektualisht” në lindjen e një epoke të re demokracie në Tunizi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA