Kryetari i PS-së, Edi Rama, theksoi se do vazhdojë beteja e opozitës për një Shqipëri “që do paqe, bashkëjetesë demokratike, mirëkuptim, respekt mes njëri-tjetrit, pavarësisht bindjeve dhe përkatësive krahinore dhe partiake”.
Rama, është shprehur se qeveria me në krye kryeministrin Sali Berisha po ndërmerr një fushatë për të vendosur në Shqipëri pushtetin e dhunës, terrorit dhe frikës.
“Pas Komisionit Hetimor Parlamentar, kërkesa për tabulatet e telefonave është e paligjshme dhe e mjaftueshme për të kuptuar se ky është një plan makabër për të imponuar në Shqipëri pushtetin e terrorit dhe frikës”, tha Rama pas mbledhjes që zhvilloi sot paradite me aleatët e Partisë Socialiste.
Dhuna ndaj institucioneve nga ana e Berishës kërcënon shëmbjen e plotë të një shteti të dobësuar. Kjo rrugë zbulon rrezikshmërinë e kësaj qeverie për këtë vend. Tregon situatën e vendit dhe fuqinë që ka sot korrupsioni në sjelljen e qeverisë. Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të lëjojnë të ndodhin këto që po ndodhin. Nuk duhet të kthehet Partia-Shtet dhe Shteti-Parti”, shtoi Rama.
Top Channel