Është ndarë nga jeta në moshën 88 vjecare këngëtarja dhe aktorja e njohur e skenës shqiptare, Liza Vorfi.
Në nder të saj janë zhvilluar homazhe pranë Teatrit Kombëtar, ku morën pjesë familjarë, kolegë e politikanë, mes tyre Presidenti i Republikës Topi dhe kryeministri Berisha.
Artisten e afro 80 roleve në teatër e kinematografi, por edhe këngëtaren, që për herë të parë këndoi këngën “Dukati i vogël”, e kujtuan edhe kolegët e saj.
Liza Vorfi lindi në Gjakovë në nentor të 1924. Ajo ka interpretuar në teatër në vepra si “Otello”, “Cuca e maleve” dhe “Hamleti”, ndërsa në kinematografi në filma mes të tjerësh “Debatiku”, “Komisari i dritës”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Lulëkuqet mbi mure”.
Për kontributin e saj në artin shqiptar ajo u nderua në 2008-n nga Presidenti i Republikës me urdhërin “Naim Frashëri i Artë”
Top Channel