Udhëheqësi i protestuesve në Egjipt, Muhamed El Baradei deklaroi se rruga e nisur nga populli nuk mund të sprapset dhe se ndryshimi i Egjiptit është cështje ditësh.
“U morën të drejtat tuaja, dhe ajo çka ne të gjithë kemi nisur, kjo rrugë, s’mund të kthehet mbrapsh. Kemi vetëm një kërkesë kryesore, përfundimin e regjimit dhe nisjen e një ere të re për Egjiptin. Përulem me respektin më të madh para popullit egjiptian. U kërkoj juve vetëm durim, ndryshime do të vijë në ditët në vazhdim”, tha Baradei para turmës në sheshin kryesor të Kajros.
Ndërkohë, që në Tëitter, El Baradei u ka kërkuar egjiptianëve të vazhdojnë protestat në mënyrë paqësore, pa dhunë për të rivendosur sipas tij, lirinë dhe dinjitetin e popullit.
Top Channel