SHBA, nis përgatitja e trupave gay

29/01/2011 08:35

Pentagoni ka nisur përgatitjen e trupave ushtarake homoseksuale, të cilët do të mund të rekrutohen në ushtri duke nisur nga vera, pasi programi i tyre stërvitor të ketë përfunduar.

Në lajmin e publikuar nga “Associated Press”, mësohet se i vetmi kufizim është vendosur për homoseksualët e lidhur mes tyre, të cilët nuk mund të përzgjidhen të dy për t’i shërbyer vendit.

Një muaj më parë, përmes shumë polemikave, Kongresi Amerikan vendosi të kënaqte kërkesën e aktivistëve të të drejtave të komunitetit gay dhe të rrëzonte ligjin që ndalonte rekrutimin e tyre në ushtrinë amerikane.

”Është një bindje e Departamentit të Mbrotjes se bindjet seksuale janë një çështje personale. Drejtuesit ushtarakë duhet të trajtojnë të gjitha trupat me të njëjtin dinjitet dhe respekt, të sigurohen për mbajtjen e rregullit dhe të disiplinës”, deklaroi Sekretari i Mbrojtjes, Clifford Stanley.

Në programin e ri stërvitor, trajnuesit janë stërvitur të vëzhgojnë nga afër dhe të përjashtojnë këdo që do të bëhet përgjegjës për sjellje “të pazakonta” dhe që nuk do të nderonin ushtrinë amerikane.

Ndërkohë, pavarësisht se ligji amerikan nuk e lejon martesën midis personave të të njëjtit seks, është miratuar një ligj që u aprovon atyre që do t’u vritet partneri në luftë, të njëjtat garanci financiare si ato që përfitojnë gratë e ushtarakëve heteroseksualë.

Presidenti Obama deklaroi në fillim të muajit se “ky është një hap i madh në të drejtat e njeriut. Duke nisur që tani, askush nuk do të ndalohet të shërbejë për vendin që dashuron për shkak të njëriut që dashuron”.

Që prej administratës së presidentit Clinton, në vitin 1993, ishte e paligjshme të pyesje rekrutët për bindjen e tyre seksuale, por lejimi i rekrutimit të homoseksualëve në ushtri mund të konsiderohet pa frikë si arritja e tyre më e madhe, ndërsa i hap rrugë edhe nisjes së debatit për lejimin e martesave gay.

Më shumë se 13 mijë persona janë regjistruar në programin stërvitor të trupave gay.

Top Channel