SHBA, dënohet me burg “spiunia” kineze

29/01/2011 08:40

Një grua në Masaçusets, punonjëse në një kompani elektronike, u dënua me tre vjet burg ditën e premte, pasi u zbuluan prova se ajo ishte duke u përpjekur të dërgonte sekrete ushtarake në Kinë.

Sipas asaj që raportoi “Associated Press”, 46-vjeçarja Yufeng Wei, kishte një pozicion të tillë pune që e lejonte të mësonte rreth zhvillimeve teknologjike të projekteve ushtarake.

Në një proces të pavarur, kompania që kishte punësuar Wei-n u gjobit me 15,5 milion dollarë. Një muaj më parë, Kina prezantoi gjuajtësin e saj të parë të pakapshëm nga radari, përmes spekulimeve se teknologjia ishte kopiuar nga rrjedhjet e informacionit në ushtrinë amerikane.

Top Channel