Ngjela: Sërish protesta paqësore

29/01/2011 13:15

Kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka konfirmuar sot, në emër të opozitës së bashkuar, vazhdimin e protestave paqësore, njësoj si tubimi i ditës së djeshme.

Ngjela është shprehur se protestat do të vazhdojnë me qëllim rrëzimin e qeverisë Berisha, e cila sipas tij kërcënon institucionet kryesore kushtetuese të vendit.

“Shqiptarët janë si ata që demonstruan dje në shesh, përvec kryeministrit. Prandaj, Shqipëria ka bërë një hap drejt perëndimit. Opozita e bashkuar mendon dhe njofton se kjo do jetë pjesëmarrja e madhe në protestat e ardhshme paqësore që do të zhvillohen në Shqipëri, ku kërcënohen institucionet, presidenti dhe prokurori i përgjithshëm. S’kemi parë një kryeministër perëndimor të kërcënojë presidentin”, ka deklaruar Ngjela.

Top Channel