Kubë, lirohet sërish disidenti

29/01/2011 12:25

Policia në Kubë ka liruar disidentin Guillermo Farinas pas arrestimit të tij të tretë brenda 48 orëve.

E ëma e tij tha se arrestimi i fundit u krye bashkë me 10 disidentë të tjerë, teksa vendosnin lule tek monumenti i liderit të pavarësisë së Kubës, Jose Marti.

Farinas u lirua pasi u dërgua në spital, për shkak se ndjeu dhimbje të forta në gjoks. Ai tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve në vitin 2010 kur iu afrua vdekjes pasi qendroi 134 ditë në grevë urie.

“Gjendja e tij shëndetësore është delikate dhe mjekët i rekomanduan që të pushojë”, ka deklaruar e ëma e tij, Alicia Hernandez.

Top Channel