Korca vazhdon e mbuluar nga dëbora

29/01/2011 13:00

Qyteti i Korcës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës, që në 24 orët e fundit janë shoqëruar edhe me erëra të forta.

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, trashësia e dëborës ka arritur në 10 centimetra, ndërsa temperatura ka zbritur në minus 4 gradë Celsius.

Ndërkohë, në fshatrat përreth, Dardhë dhe Voskopojë, reshjet e dëborës kanë qenë edhe më të dendura, duke arritur në 40 centimetra trashësi.

Përvec dy fshatrave të sipërpërmendura, probleme janë regjistruar edhe në Lekas, Vithkuq dhe Mokër, ku lëvizja është shumë e vështirë.

Ndërkohë, në Qafën e Qarrit, Qafë Thanë dhe Qafë Pllocë qarkullimi rrugor është bërë shumë i vështirë dhe udhëtarëve u këshillohet përdorimi i zinxhirëve.

Top Channel