Kanada, drejt dëbimit kunati i Ben Ali
29/01/2011 12:00
Qeveria kanadeze po punon për të arrestuar dhe dëbuar Belhassen Trabelsi, kunat i ish-presidentit të Tunizisë Zine al Abidine Ben Ali.
Autoritetet kanadeze i kanë tërhequr zotit Trabelsi lejen e qëndrimit dhe janë vënë në punë për t’i sekuestruar atij asete me vlerë miliarda dollarë.
Trabelsi dhe familja e tij mbërritën në Montreal me një xhet privat një javë pasi Ben Ali ra nga pushteti.
Autoritetet në ambasadën tuniziane në Otaua u kanë kërkuar autoriteteve kanadeze që të arrestojnë dhe ekstradojnë zotin Trabelsi.
“Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të ndalojmë zotin Trabelsi dhe asetet e tij. Ai nuk është i mirëpritur këtu”, ka deklaruar një zyrtar kanadez.
Top Channel