Iran, varet një grua holandeze

29/01/2011 09:15

Një grua me pasaportë iraniane dhe holandeze, e arrestuar gjatë protestave antiqeveritare të 2009-s në Teheran, u ekzekutua sot me varje.

Lajmin e raporti në mëngjes Agjensia Iraniane e Lajmeve “Mehr”. Ajo ishte dënuar me vdekje për akuzat e paprovuara të shpërndarjes së drogës.

Vajza e gruas 45-vjeçare frymëzoi një lëvizje për të drejtat e njeriut, që kërkoi lirimin e të ndjerës Zahra Bahrami, duke theksuar se faji i saj i vetëm ishte pamundësia për të duruar represionin e autoriteteve të Teheranit.

Sipas autoriteteve, në momentin e arrestimit asaj iu gjetën në trup 450 gramë kokainë, të cilat i kishte futur në Iran në mbërritjen e saj nga Holanda.

Top Channel