Gramsh, kapet me heroinë 21-vjecari
29/01/2011 12:55
Forcat e policisë së qytetit të Gramshit kanë arrestuar një 21-vjecar, pasi është kapur në posedim të lëndëve narkotike.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Arbër Kulloli, i cili u kap me 14 doza heroine.
Sipas burimeve, agjentët që kryen arrestimin ia kanë kaluar cështjen prokurorisë së rrethit, e cila ka ngritur ndaj 21-vjecarit akuzën për shpërndarje të drogës.
Top Channel