4 adoleshentet dhunojnë një 17-vjeçare në Selanik dhe publikojnë videon në Instagram, arrestohen 2 prej vajzave, mes tyre një 16-vjeçare shqiptare
Me mijëra protestues janë duke sfiduar ushtrinë, ndërsa protestat hyjnë në një ditë të pestë tensioni dhe dhune në Egjipt.
Tanqe dhe forca të tjera ushtarake janë vendosur në rrugët e qyteteve kryesore, duke kërcënuar me përdorimin e forcës për shpërndarjen e grumbullimeve me njerëz.
Pavarësisht se në protestat e një dite më parë humbën jetën 18 persona, turmat kanë filluar të përplasen sërish me forcat e sigurisë në Kajro dhe Aleksandri, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas CNN, puna e gazetarëve të huaj është bërë shumë e vështirë, pasi autoritetet i pengojnë të filmojnë, u thyejnë kamerat dhe kanë bllokuar përdorimin e mjeteve të komunikimit si intereneti dhe celularët.
Njerëzit duken edhe më të revoltuar sot, pasi presidenti Mubarak shpërndau mbrëmjen e djeshme qeverinë, por pa plotësuar kërkesën kryesore, atë të largimit të tij personal.
Ndërkohë, qarkullojnë zëra se Ministri i deritanishëm i Industrisë, Racheed Mohamed Racheed, një figurë popullore në vend, do të zgjidhet si Kryeministri i ri i vendit.
Top Channel