
Bashkia e Tiranës ka devijuar sërish qarkullimin e automjeteve, duke mos lejuar lëvizjen e automjeteve para selisë së PS-së si për ato private ashtu edhe për mjetet e transportit publik.
Për momentin, deri në një tjetër fazë automjetet vazhdojnë të lëvizin përpara bashkisë, ndërsa ata që duhet të kthehen djathtas futen në rrugën “Abdi Toptani”.
“Në këtë pjesë të qytetit të Tiranës trafiku do të rrjedhë nëpërmjet unazës së vogël me një drejtim lëvizjeje. I bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë shenjat e qarkullimit rrugor si dhe regjimin e ri semaforik të vendosur. Vazhdojmë me devijin e trafikut për të kompletuar skemën e qarkullimit të fazës së dytë me qëllim hapjen e kantierit të ndërtimin në pjesën jugore të sheshit ‘Skënderbej’. Kjo fazë e devijimit të trafikut do të jetë vetëm një hap larg skemës finale të qarkullimit”, është shprehur Enton Punavia, drejtor i Transportit në Bashki.
Në një tjetër moment, Bashkia e Tiranës nuk do të lejojë me qarkullimin e automjeteve para godinës së saj, por do të lejojë qarkullimin e automjeteve që vijnë nga rruga e Dibrës para 15 katëshit.
Top Channel