Kriza, i dërguari i OSBE takon Topin

28/01/2011 10:45

I dërguari i posacëm i OSBE-së për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, Evaldas Ignatavicius është takuar mëngjesin e sotëm me presidentin Bamir Topi.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllra dhe për momentin nuk dihen detaje rreth bisedës së zhvilluar.

Megjithatë, zyrtari i OSBE-së ka në plan edhe takime të tjera me përfaqësues të politikës shqiptare dhe më vonë gjatë ditës pritet të mbajë një konferencë për shtyp.

Top Channel