Homazhet, vendosen lulet e para

28/01/2011 14:55

Po vendosen lulet e para në vendin e njërit prej viktimave, ku është vrarë Faik Myrtaj, nga komuna Cakran në Fier.

Shumica e pjesëmarrësve në kortezh, përfshirë kryetarin e opozitës Edi Rama, kanë në duar nga tre trëndafila të kuq për secilin nga viktimat e 21 janarit.

Manifestimi masiv po ndiqet nga një numër i madh mediash, vendase dhe të huaja.

Masat e sigurisë janë shumë të larta dhe përvec policisë që mbron kryeministrinë, opozita ka vendosur efektivat e vetë të sigurisë.

Top Channel