Demonstrata, PS siguri private

28/01/2011 14:40

Opozita e majtë, organizatore e demonstratës-homazh, ka vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” njerëzit e saj që do të kujdesen për sigurinë.

Efektivat e opozitës janë të pajisur me shirita të verdhë që të dallohen dhe kanë ndarë në gjysmë bulevardin.

Në bazë të planit të sigurisë, masa e njerëzve do kalojë nga krahu i majtë dhe pastaj do të bëjë një rrotullim për të nderuar viktimat. Më pas do të largohet.

Posterat me portretet e 3 viktimave janë vendosur në një mënyrë që protestuesit të mos dalin para kryeministrisë.

Pjesëmarrja në këtë demonstratë është me të vërtetë masive dhe ajo po vëzhgohet nga gazetarë të shumtë të agjencive të huaja të lajmeve.

Top Channel