Njeriu la Afrikën 125 mijë vjet më parë

27/01/2011 21:25

Njerëzit e parë modernë mund të jenë larguar prej Afrikës më shumë se 50 mijë vjet më parë nga sa besohej, bëri të ditur një raportim i BBC, ditën e sotme.

Kërkuesit kanë zbuluar materjale guri në gadishullin arabik, të cilat mendohet se datojnë 125 mijë vjet më parë. Mjetet parahistorike u gjetën në vendin e quajtur Jebel Faya në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përfundimi është kontradiktor, pasi deri tani besohej se njerëzit filluan të largoheshin nga Afrika për herë të parë 60-70 mijë vjet më parë.

Top Channel