
Leslie dhe Elsie Harper u divorcuan në vitin 1954 dhe u betuan se nuk do të flisnin më me njëri-tjetrin.
Por, pas gjysmë shekulli të ndarë çifti u bashkua sërish dhe fundjavën e kaluar u rimartuan.
93-vjeçari Leslie kontaktoi me 90-vjeçaren Elsie në vitin 2004, plot 50 vjet nga hera e fundit që kishin folur.
Cifti kishte gjetur partnerë të tjerë gjatë kësaj kohe, por ata vdiqën në vitin 2002 (partneri i Elsie) dhe në 2004 (partneri i Leslie).
“Nuk e besova që po më telefononte pas kaq shumë kohësh. Kur e pashë sërish mu duk vetja 50 vjet më e re. Kam qenë shumë e inatosur me të kur u divorcuam dhe kam shkatërruar çdo gjë që kishte të bënte me martesën tonë, por tani gjithçka është si në fillim”, tha Elsie.
Top Channel