
Mungesa e faturave të energjisë elektrike ka shkaktuar radhë të gjata pranë zyrave të OSSH-së në qytetin e Korcës.
Për shkak të kamatvonesave, një numër i madh abonentësh kanë nxituar të marrin faturat të cilat ndyshe nga herët e tjera nuk janë shpërndarë nëpër familje, duke krijuar kështu konfuzion dhe radhë të gjata.
Abonentët familjarë ankohen për mungesën e respektimit të kontratave për sa kohë që pagesa e fatura është kryer rregullisht prej tyre, ndërkohë që sipas punonjësve të OSSH-së, ky problem pritet të zgjidhet në muajt në vijim.
Janë me mijëra abonentë të cilët për shkak të mungesës së faturës detyrohen të qendrojnë për orë të tëra në radhë pranë zyrave për të bërë më pas pagesën e energjisë elektrike.
Burime brenda OSSH-së kanë thënë se nga ana e “CEZ” ka patur një ngatërresë të faturave nëpër qytete dhe flitet për prishjen e kontratës me Postën Shqiptare.
Top Channel