
Në bisedimet me Iranin, Catherine Ashton, shefja e politikës së jashtme të BE-së, nuk i shtrëngoi dorën ndërmjetësuesit të Teheranit dhe pati shumë kujdes për të mos e prekur dhe për të mos e parë në sy.
Gjithashtu britanikja kishte lënë mënjanë veshjet me ngjyra dhe kishte preferuar të zezën dhe bezhën. E gjitha kjo, për të mos ofenduar të dërguarin e Ahmadinexhadit, Said Jalili.
Por, mesa duket nuk ka qenë mjaftueshëm për shtypin iranian sepse një foto e saj ka kaluar më parë në Photoshop për të “eliminuar” një dekolte të ekzagjeruar, sipas tyre.
Ashton kishte një bluzë të zezë poshtë xhaketës dhe një varëse, por në foton e disa gazetave iraniane bluza “ngjitet” deri në grykë ndërsa varësja nuk është më.
Top Channel